加入收藏|设为首页
 
 
  诚聘英才
阿尔巴尼亚语

Universiteti i Gjuhëve të Huaja i Pekinit është një nga universitetet e “Projektit 211”, d.m.th. një nga universitetet më të rëndësishme kombëtare i varur direkt nga Ministria e Arsimit. Midis të gjitha universiteteve të gjuhëve të huaja, universiteti ynë ka historinë më të gjatë dhe dallohet nga numri më i madh i gjuhëve që studiohen këtu (gjithsej 43 gjuhë të huaja). Në këtë Universitet përgatiten studentë të të gjitha niveleve akademike, përfshi nivelin universitar, magjistër dhe doktor. Gjatë më shumë se 60 vjetëve, si bazë e rëndësishme kombëtare për përgatitjen e specialistëve të gjuhëve të huaja, universiteti ka prodhuar më shumë se 60 mijë punonjës të kualifikuar për punët diplomatike, tregtare, financiare, arsimore, të medias, etj, sidomos përkthyes të nivelit të lartë. Qendra “Tongwen” do të vazhdojë këtë traditë të mirë të universitetit duke grumbulluar gjithë resurset cilësore dhe elitën e përkthyesve të gjuhëve të ndryshme, me qëllim që t’ju ofrojë shërbime të mira dhe t’ju plotësojë kërkesat e përkthimit.

 

Qendra “Tongwen” do të bëjë çmos t’ju ndihmojë në komunikimin si duhet me gjuhë të huaja.

 


友情链接
电 话:86-010-88818688 , 88818988
传 真:86-010-88815688
网 址:http://fy.bfsutw.com
京ICP备:07503653
邮 箱:twfys@bfsu.edu.cn
邮 编:100089
地 址:北京市海淀区西三环北路2号北京外国语大学东院1号楼1层
站点管理